Milan ka firmosur me një tjetër futbollist pas Zlatan Ibrahimovic. Mbrojtësi i Atalantës që është i huazuar nga Sevillia, Simone Kjaer, ka kryer sot vizitat mjekësore në Milano dhe në orët në vijim pritet të nënshkruajë kontratën.
Milan ka mbyllur marrëveshjen në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Kjaer është 30 vjeç dhe është blerë pas kërkesës së Piolit për të zëvendësuar Caladara-n.