Partia Demokratike ka paralajmëruar se edhe dy kryebashkiakë të tjerë të Partisë Socialiste kanë të shkuar kriminale dhe kapen nga ligji i dekriminalizimit.
Sekretari i Përgjithshëm, Bardhi,e bëri deklaratën gjatë një takimi me strukturat e Dibrës. Ai tha ndër të tjera se selia blu po mbledh prova që faktojnë të shkuarën kriminale të kryebashkiakëve.
Deri tani nga ligji i dekriminalizimit janë kapur Valdrin Pjetri i Shkodrës dhe Agim Kajmaku i Vorës, të cilët janë dorëhequr, ndërsa më herët është kapur ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi.
Partia Demokratike ka akuzuar edhe kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babani si dhe atë Mallakastrës, Ismailaj, duke publikuar dokuemente që sipas saj faktojnë dënimet e tyre respektivisht në Itali e Greqi.