Në 15 mars në qytetin e Schwabach zhvillohen zgjedhjet bashkiake me mandat 6 vjeçar.
Në këto zgjedhje për këshillat bashkiakë kandidate do jetë edhe një shqiptare.
Rezarta Reiman, shqiptarja që kandidon për këshillat bashkiakë në landin bavarez është edhe motra e gazetares shqiptare Sonila Meço.
Po kush është Rezarta Reiman:
Rezarta Reiman është lindur dhe rritur në Shqipëri. Në vitin 1998 jo ka shkuar në Gjermani ku ka mbaruar doktoraturën për biologji në Universitetin e Jena-s. Ajo punon në organizatën humanitare gjermane AWO (ArbeiterWohlfahrt) ndërsa në qytetin Schwabach angazhohet në mënyrë vullnetare.
Në baza vullnetare, Rezarta Reimann inicoi dhe realizoi një numër projektesh në fushën e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar në Schwabach.
Reiman ka punuar si mësuese e biologjisë në Schwabach dhe si pedagoge e didaktikës në biologji në Universitetin e Erlangen-Nuremberg. Ajo ka shkruar disa artikuj mbi çështjet bioetike dhe zhvillimin e tyre në shoqërinë shqiptare.
Rezarta Reimann, kandidon nga radhët e SPD për Asamblenë e këshillave në Schwabach në zgjedhjet që zhvillohen në 15 mars./Hashtag.al