Vendosni fjalën kyçe....

Protestat “gjunjëzojnë” Macron-in, tërhiqet nga reforma e pensioneve


Kryeministri francez, Edouard Philippe, njoftoi të shtunën se qeveria ishte e gatshme të hiqte masën e kundërshtuar të planit të reformës së pensioneve, në një lëvizje për të qetësuar protestat e sindikatave.

‘Për të treguar besimin tim tek partnerët socialë, unë jam i gatshëm të tërheq projektligjin që kisha propozuar, për të vendosur një moshë 64 vjeç që do nisë zbatimin nga viti 2027’, shkroi kryeministri Philippe në një letër drejtuar sindikatave, një ditë pas takimit duke kërkuar të përfundonin grevën që ka paralizuar transportin në mbarë Francën dhe që ka hyrë në ditën e 38-të të saj.

Një pikë e diskutueshme midis planit të ri të reformës së pensioneve të qeverisë franceze dhe asaj që kishte shkaktuar zemërim të madh në mesin e qytetarëve të zakonshëm, ishte plani për të prezantuar një masë që do i detyronte njerëzit të punonin deri në moshën 64 vjeçare për të fituar pension të plotë.

Gjatë javës së fundit, të paktën 450,000 protestues u raportua të kenë dalë në rrugë në mbarë Francën kundër ndryshimit të propozuar të moshës.Protestat u raportuan gjerësisht se ishin ndër më të mëdhatë në historinë e Francës.

Pjesëmarrja ishte aq masive, sa presidenti francez Emmanuel Macron u detyrua të kërkonte një ‘kompromis të shpejtë’ javën e kaluar për t’i dhënë fund grevave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *