Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes xhaxhait dhe nipit, parandalohet krimi në Krujë, ndalohet një 30-vjeçar


Një sherr mes xhaxhait dhe nipit në fshatin Hasan në Krujë ka degjenuar në dhunë me mjete të forta.

Xh.G 55 vjeç dhe A.G 30-vjeça së bashku kanë ushtruar dhunë ndaj F.G 45-vjeç pas një konflikti për motive pronësie sipas policisë.

Shtetasi A.G 30-vjeç është shoqëruar në polici.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, pas njoftimit të marrë për një konflikt pronësie mes nipit dhe xhaxhait, menjëherë kanë ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.G.,30 vjeç, banues në fshatin Hasan,Fushë Krujë, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh.G.,55 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë(babai i 30 vjeçarit)

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në afërsi të banesës së tij, gjatë një konflikti për motive pronësie kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.G.,45 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë (vëllai i 55 vjeçarit)

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Dhuna në familje”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *