Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në xhaminë pakistaneze, 14 të vdekur


Të paktën 14 njerëz, mes tyre dhe një oficer i lartë, kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fuqishëm në një xhami në Pakistanin veriperëndimor.

RT shkruan se shpërthimi goditi një xhami në qytetin e Quetta-s, kryeqyteti rajonal dhe qyteti më i madh i provincës Balochistan së Pakistanit.

Nënkryetari i policisë, Haji Aman Ullah ishte në mesin e të vrarëve në shpërthim. Trembëdhjetë njerëz të tjerë, përfshirë imamin e xhamisë, vdiqën në shpërthim gjithashtu, ndërsa 20 të tjerë u plagosën.

Natyra e saktë e shpërthimit është ende e paqartë. Ministri i Brendshëm Zia Langove e ka quajtur atë tashmë një akt terrorist.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *