Vendosni fjalën kyçe....

Trajneri shpërthen në lot, pasi përmbush premtimin që i bëri të birit të ndjerë


Trajneri i ekipit meksikan të Monterrey-t, Antonio Mohamed, u shpall kampion me ekipin e tij duke mbajtur premtimin që i bëri të birit të tij të ndjerë.

Mohamed shpërtheu në lot, teksa ekipi i drejtuar prej tij mundi Club America-n në ndeshjen e dytë të finales së kampionatit pas gjuajtjes së 11-metërshave.

Fitimi i titullit shënoi një premtim të mbajtur nga Mohamed për djalin e tij Farid, i cili vdiq në një aksident me makinë gjatë Kupës së Botës 2006 në Gjermani.

Farid u rrit si përkrahës i Monterrey-t dhe babai i tij i premtoi djalit të tij një ditë se ai do ta drejtonte ekipin drejt titullit kampion.

Mohamed e kishte drejtuar Monterrey-n në vitet 2015-2018, por u largua për në Spanjë ku drejtoi Celta Vigo-n. Pas Spanjës, ai drejtoi një ekip edhe në Argjentinë para se të kthehej në Meksikë për të përmbushur premtimin që i dha të birit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *