Vendosni fjalën kyçe....

Trump mendon se e meritonte ai çmimin “Nobel për Paqen” e jo Abiy Ahmed


Presidenti amerikan Donald Trump duket se mendon se duhej të ishte nominuar ai për çmimin Nobel për Paqen vitin e kaluar.

“Unë do t’ju tregoj për çmimin Nobel për Paqen, do t’ju tregoj për këtë. Unë bëra një marrëveshje, shpëtova një vend dhe sapo dëgjova që kreu i këtij vendi tani po merr çmimin Nobel për Paqen se ka shpëtuar vendin. Unë thashë: ‘Çfarë, kisha lidhje unë me këtë?’ Po, por ju e dini, kështu është. Për sa kohë që ne e dimë, kjo është gjithçka që ka rëndësi … Kam shpëtuar një luftë të madhe, kam shpëtuar disa prej tyre “- tha Trump gjatë një mitingu në Ohio.

Edhe pse ai nuk e përmendi fituesin e çmimit Nobel për Paqen e as vendin, por sipas BBC-së është e qartë se Trump po i referohej kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed.
Në moshën 43-vjeçare, Ahmed është kreu më i ri i një qeverie në Afrikë.

Ai erdhi në pushtet në vitin 2018 pas shume protestave që e detyruan paraardhësin e tij të tërhiqej.
Në tetorin e vitit të kaluar ai u vlerësua me çmimin Nobel për paqen për shkak të zgjidhjes së konfliktit mbi kufijtë me Eritrenë fqinje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *