Një person është arrestuar në Tiranë pasi gjatë kontrollit nga operacioni policor është kapur me disa doza kokainë dhe armë pa leje.
Shtetasi E.R banues në Tiranë u kap në zonën e Freskut, në flagrancë me 11 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e 40-vjeçarit u gjet edhe një armë zjarri, pistoletë tip “Zastava”, doza të tjera kokainë, cannabis sativa dhe ekstazi.
Policia i kaloi materialet Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.