Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në spitalin e Durrësit në mesnatë, evakuohen pacientët


Spitali i Durrësit është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mesnatës.

Zjarri ka rënë në sektorin e Kirurgjisë dhe ka përfshirë më pas edhe katet e tjera të spitalit, duke djegur kabinën elektrike, dhe për pasojë duke mbushur me tym pavionin dhe duke rrezikuar jetën e pacientëve nga asfiksia.

Shkak për rënien e zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Punonjësit e spitalit ishin të parët që vunë në lëvizje pacientët, ndërkohë që në vendngjarje shkuan edhe forcat zjarrfikëse e policia, duke bërë të mundur evakuimin e pacientëve dhe materialeve në spital.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *