Një numër i madh aeroplanësh janë duke u përdorur në operacionin për të ushqyer kafshët që kanë mbijetuar nga zjarret e mëdha që kanë rënë në Australi për tre muaj.
Qeveria e Uellsit të Ri Jugor nisi një operacion Rock Wallaby një javë më parë dhe 2,200 kilogramë karota të freskëta janë hedhur nga aeroplani deri më tani.
Ministri i Mjedisit, Matt Kean tha se shumë kafshë ishin në gjendje të shpëtonin nga zjarret dhe rreziqet, por tani janë jashtë shtëpive të tyre dhe në zona të panjohura, ku nuk kanë qasje në ushqim.
“Përveç hedhjes së ushqimit, ne vendosëm gjithashtu kamera dhe kontrollojmë zonat ku bie ushqimi për të parë se sa kafshë po e hanë atë dhe sa kanë mbijetuar,” tha Kean.
Organizatorët e aksionit gjithashtu theksuan se ka shumë specie të rrezikuara në mesin e kafshëve që ata ushqejnë.
Disa u dogjën në zjarr, ndërsa të tjerat vdiqën nga djegiet dhe mbytja e tymit, sipas gazetës ‘Sydney Morning Herald’.