Vendosni fjalën kyçe....

Bëri aq shumë seks sa shpëtoi llojin e tij nga zhdukja – Historia e breshkës Diego


Një breshkë e cila mund të ketë shpëtuar llojin e tij nga zhdukja, është kthyer në botën e egër pasi ka dalë në pension.

Duket histori e çuditshme, por siç shkruan CNN, Diego është breshka që ka kontribuuar më shumë për të shtuar llojin e tij në ishujt Galapagos në Spanjë dhe pas një stili jetese si “playboy” po rikthehet në habitatin e vjetër.

Diego u dërgua në kopshtin zoologjik në San Diego, si pjesë e një programi për të shpëtuar nga zhdukja llojin e tij “Chelonoidis hoodensis”. Kur filloi programi 50 vjet më parë, kishte vetëm dy meshkuj dhe 12 femra të species së tij të gjalla në ishull.

Breshka gjigande bëri aq shumë seks, saqë ndihmoi në rritjen e popullsisë deri në mbi 2,000. Shërbimi i Parqeve Kombëtare Galapagos beson se breshka 100-vjeçare është patriarku i rreth 40% të kësaj popullate.

“Ai ka kontribuar një përqindje të madhe në llojin e tij dhe po e kthejmë në Espanola”– i tha AFP-së Jorge Carrion, drejtori i parkut.

Gjithsej 15 breshka morën pjesë në programin e shumimit për të rritur popullsinë e ishullit, por asnjëra prej tyre nuk luajti rol aq të madh sa Diego.

“Rreth 1,800 breshka janë kthyer në Espanola dhe tani me riprodhim natyror kemi afërsisht 2,000 breshka të tilla. Kjo tregon se ato janë në gjendje të rriten, janë në gjendje të riprodhohen, janë në gjendje të zhvillohen.”- tha Carrion.

Ishujt Galapagos janë një nga destinacionet kryesore në botë për të parë jetë e egër, dhe u vizituan edhe nga Charles Darëin ndërsa ai punonte në teorinë e evolucionit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *