Vendosni fjalën kyçe....

Fshihej në Francë, arrestohet 50-vjeçari shqiptar i dënuar për drogë


Një 50-vjeçar shqiptar nga Mirdita është arrestuar në Francë, pasi rezultonte i dënuar nga gjykata e Apelit në Shkodër me 5 vite burg për kultivim dhe trafik kanabisi.

Bëhet fjalë për Tom Kaçin, 50 vjeç, banues në Bulshar, Mirditë. Zyra e ZQK Interpol Tirana, me zyrën homologe të Interpol Paris, Francë kanë shkëmbyer informacione mbi vendndodhjen e shqiptarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe që fshihej në Francë.

Sipas policisë, Tom Kaçi në bashkëpunim me një tjetër person në zona të thella malore të rrethit Mirditë kultivonte kanabis dhe më pas e transportonte në drejtim të zonave urbane të Mirditës.

Pas procedimit që nisi në 2013, përfshirja e tij u dokumentua me prova duke e dënuar në mungesë. Ai ka qenë person me precedent të mëparshëm penal.

Tani pritet ekstradimi në Shqipëri i Kaçit për të vuajtur dënimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *