Vendosni fjalën kyçe....

Fundoset anija me migrantë në Turqi, mes të vdekurve 8 fëmijë


Një anije migrantë është fundosur në brigjet perëndimore të Turqisë. Siç shkruan BBC, mes 11 migrantëve që janë mbytur, tetë prej tyre ishin fëmijë.

Tetë njerëz të tjerë u shpëtuan nga ujërat e Cesme, një vendpushim turistik në bregdetin e Egjeut përballë ishullit Grek të Chios.

Kombësitë e migrantëve nuk dihen ende.

Turqia ka qenë një pikë kryesore e tranzitit për migrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë, kryesisht përmes Greqisë. Shumë prej migrantëve po përpiqen të largohen nga dhuna dhe persekutimi në vendet e tyre.

Shumë njerëz mbështeten te kontrabandistët e njerëzve dhe përballen me rrugë të rrezikshme tokësore dhe detare, shpesh duke u përballur me vdekjen. Në vitin 2016, Turqia arriti një marrëveshje financiare me Bashkimin Europian për të frenuar fluksin e migrantëve dhe refugjatëve në Evropë.

Turqia është shtëpia e rreth katër milion refugjatëve, popullsia më e madhe e refugjatëve në botë dhe mbi 3.6 milion prej tyre janë nga Siria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *