Grevat në Itali edhe njëherë tjetër janë bërë shkak për shtyrjen e fluturimeve nga Rinasi drejt vendit fqinj.
Autoriteti i Aviacionit Civil, ka lajmëruar se dy fluturime të Alitalias do të anulohen më 14 janar për shkak të grevës së lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror.
“Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë se për shkak të një greve të lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror në datë 14/01/2020, ora 13:00 me 17:00, do të anulohen fluturimet e Alitalias si më poshtë:
AZ 584 ROME-TIRANE 13:30
AZ 583 TIRANE-ROME 15:45
Të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit të tyre”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil
Siç shkruajnë mediat italiane, greva ishte paralajmëruar të zgjaste 24 orë por më pas u reduktua në 4 orë (13.00 në 17.00). Vetëm në Perugia, Ancona dhe Pescara lejohet të zgjasin deri në 24 orë. Sindikatat u kërkojnë të gjitha kompanive të zbatojnë kontratën e sektorit, dhe të rifinancojnë Fondin e Solidaritetit të Transportit Ajror.