Vendosni fjalën kyçe....

“Ka ndodhur një incident”- Stacioni i Energjisë Bërthamore në Kanada tmerron qytetarët me një alarm të rremë


Një incident u lajmërua para pak orësh se kishte ndodhur këtë të dielë në provincën kanadeze të Ontarios, në një stacionin të energjisë bërthamore.

Mirëpo tani duket se lajmi ka qenë fals, siç shkruan Reuters.

Rreth orës 07:30 të mëngjesit, përdoruesit e telefonave celularë në Ontario morën një mesazh alarmues në lidhje me incidentin e supozuar në stacionin e Pickering.

Sipas mesazhit, një incident kishte ndodhur në stacion por nuk kishte për fat të mirë asnjë aktivitet jonormal të radioaktivitetit nga stacioni dhe stafi i urgjencës po përgjigjej për situatën.

Po ashtu thuhej se njerëzit që banojnë pranë stacionit nuk kanë nevojë të “ndërmarrin ndonjë veprim mbrojtës “.

Më pak se një orë më vonë, autoriteti i gjenerimit të energjisë në Ontario tha që mesazhi ishte dërguar gabim.

“Përditësim i rëndësishëm: alarmi në lidhje me ‘Pickering Nuclear’ u dërgua gabimisht. Nuk ka asnjë rrezik për publikun ose mjedisin”– thuhet në një njoftim ku s’jepen më shumë detaje.

Stacioni i Pickering është një nga më të mëdhatë në botë – filloi të funksionojë në 1971 dhe ka një kapacitet gjenerues të energjisë prej 3,100 megavat kur është plotësisht aktiv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *