Vendosni fjalën kyçe....

Komisioneri për Zgjerim në BE vjen në Tiranë me 16 janar


Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi do të vizitojë më 16 janar Shqipërinë.

Fillimisht Varhalyi, do të jetë në Maqedoninë e Veriut më 15 janar dhe një ditë më pas do të vizitojë Tiranën.

Zyrtari i lartë i BE-së pritet të japë porositë e fundit për politikën shqiptare para Samitit të Këshillit Europian, në të cilin vendet anëtarë do të vendosin nëse Shqipëria e meriton apo jo dritën jeshile për hapjen e negociatave.

Pas takimeve me kryeministrin francez dhe ministrin e jashtëm holandez, Varhelyi do t’i përcjellë krerëve të shtetit shqiptarë rezervat dhe kërkesat që kanë këto dy vende skeptike ndaj vendit tonë.

Vendimi për çështjen e negociatave pritet të merret në mbledhjen e Këshillit Europian që do të mbahet në fund të muajit mars.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *