Dëbora ka zbardhur qarkun e Dibrës dhe fshatrat turistik të Dardhës dhe Voskopojës në Korçë. Si pasojë e reshjeve të dëborës, ka pasur vështirësi në qarkullim.
Në Korçë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën thirrje për qarkullim me zinxhirë në disa pjesë të aksit rrugor që të çon në fshatin e Dardhës.
Po ashtu në qarkun e Dibrës, rruga nacionale Maqellarë – Peshkopi ka probleme me qarkullimin. Automjetet kanë mbetur të bllokuar për mbi 1 orë.
Situata e motit sipas meterologëve në ditët në vazhdim do shfaqet me kthjellime dhe vranësira të lehta si dhe do shoqërohet me rritje të temperaturave.