Vendosni fjalën kyçe....

Robert Abela zgjidhet si kryeministri i ri i Maltës, pas dorëheqjes së Muscat


Partia drejtuese e Maltës ka zgjedhur një drejtues dhe një kryeministër të ri për të zëvendësuar Joseph Muscat, i cili dha dorëheqjen për shkak të vrasjes së gazetares Daphne Caruana Galizia.

Siç shkruan BBC, Robert Abela fitoi garën për drejtimin e Partisë Laburiste me 57.9% të votave.

Ish-kryeministri Joseph Muscat tha muajin e kaluar, që ai do të dorëhiqej për shkak të zhvillimeve me vrasjen e gazetares, e cila u vra nga një bombë në makinë në vitin 2017 ndërsa hetonte mbi korrupsionin në Maltë.

Mënyra se si e trajtoi Muscat hetimin për vrasjen e gazetares shkaktoi zemërim te maltezët. Ai u akuzua se po mbronte aleatët e tij të përfshirë në hetim, gjë që ai e mohon.

Zëvendësuesi i tij i cili është dhe djali i ish-presidentit të Maltës, George Abela – do të betohet të hënën. Sipas rezultateve paraprake, Abela e mundi rivalin e tij Chris Fearne, një kirurg 56-vjeçar, me një diferencë prej më shumë se 2.500 votash.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *