Salma Hayek ka treguar se si pësoi një dëmtim traumatik ndërsa xhironte një film në vitin 2002. Aktorja 53 vjeçare, zbuloi në një intervistë me revistën Vogue se ndërsa xhironte për filmin “Frida” ajo u sulmua nga një majmun.
Hayek sqaroi se ajo gjithashtu duhej të bënte një set fotosh me të njëjtin majmun më vonë, të njëjtin vit.
“Kjo foto është nga viti 2002 kur bëra filmin ‘Frida’ dhe kjo ishte në Vogue, dhe isha shumë krenare që isha pjesë e Vogue për herë të parë në jetën time. Ky majmun, i cili quhej Tyson, më sulmoi gjatë xhirimeve dhe unë u lëndova vërtet rëndë”- tregon aktorja.
“Por unë isha mjaft e guximshme për ta lënë atë të kthehej dhe të punonte përsëri në film, dhe më pas unë përsëri bëra një fotosesion me të për Vogue më pas. Unë me të vërtetë po shpresoja se ai nuk do të më vinte në fytyrë”- shtoi Hayek. Rrëfimin e saj mund ta ndiqni në minutën 04:42 të videos së mëposhtme.
Aktorja në fakt njihet për dashurinë e saj për majmunët dhe kjo histori ishte mjaft surprizuese. Në vitin 2015, Antonio Banderas i dhuroi asaj dy majmunë të cilët i quajti, Mariachi dhe Carolina.