Vendosni fjalën kyçe....

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Vendimi i Metës konfirmon drejtësinë e qëndrimit tonë në këtë kauzë


Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas vendimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të kthyer në Kuvend dy ligjet e paketës anti-shpifje.

UGSH thotë se vendimi i presidentit konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatës në këtë kauzë në mbrojtje të lirisë së shprehjes.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës Sh.T. Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “Anti-shpifje”, e cila u refuzua gjatë nga UGSH, organizatat e tjera të gazetarëve brenda vendit, si dhe nga organizatat më prestigjioze ndërkombëtare.
Ky vendim konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatës sonë në këtë kauzë në mbrojtje të lirisë së shprehjes”, thuhet në reagimin e unionit të gazetarëve.

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës “anti-shpifje” duke argumentuar se kjo paketë shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik dhe bie në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese. Sipas Metës, dy ligjet instalojnë censurën e medias në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *