Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 34-vjeçarin që akuzohet se vrau me sende të forta kunatën e tij, Enkeleda Çapoku.
Gjatë seancës gjyqësore, Çapoku pranoi akuzën e prokurorisë për vrasje. Ai ka deklaruar se nuk e mban mend ngjarjen konkretisht, por ka pranuar se kishte sherre me kunatën prej kohësh.
Çapoku thotë se ka qenë i pirë natën e së enjtes kur kreu vrasjen makabre.
Erdet Çapoku ka pretenduar se e ruante kunatën pasi bashkëshorti i saj, vëllai i ti, ja kishte lënë amanet meqë vetë gjendej në burg.
Ndërkohë vëllai tjetër Ervin Çapoku, i cili është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore ka deklaruar se në fund të dhjetorit, është takuar në burg me vëllain e tij Eltonin, bashkëshortin e viktimës. Sipas tij Eltoni i kishte kërkuar që t’i fliste Erdetit, pasi kishte frikë se mos bënte ndonjë skandal dhe t’i thoshte se nuk kishte punë me gruan e tij.