Vendosni fjalën kyçe....

Vullkani në Filipine po lëshon avuj dhe hi deri në 1 kilometër lart, mijëra njerëz ikin nga shtëpitë


Autoritetet filipinase kanë pezulluar përkohësisht fluturimet ndërsa kanë evakuuar mijëra banorë pasi një vullkan ka filluar të nxjerrë tym.

Instituti në Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha që vullkani Taal në provincën Batangas shpërtheu avull dhe hi deri në një kilometër lart në qiell.

Nuk ka raporte për njerëz të lënduar, por autoritetet u përpoqën të evakuojnë më shumë se 6.000 fshatarë nga ishulli ku ndodhet vullkani.

“Ne u kemi kërkuar njerëzve në zonat me rrezik të lartë, përfshirë ishullin e vullkanit, të evakuohen tani përpara një shpërthimi të rrezikshëm të mundshëm”– tha Renato Solidum, i cili drejton institutin siç citon Daily Mail.

Renelyn Bautista tha që ajo menjëherë u largua nga shtëpia e saj me dy fëmijët e saj, pasi vullkani Taal shpërtheu dhe toka u trondit dy herë.

Dhjetra fluturime ndërkombëtare dhe vendase u vunë në pritje për të paktën katër orë tkëtë të dielë në aeroportin ndërkombëtar të Manilas, ‘për shkak të hirit vullkanik në afërsi të aeroportit’ dhe rrugëve të afërta ajrore, tha Autoriteti i Aviacionit Civil i Filipineve.

Taal shtrihet më shumë se 60 kilometra në jug të Manila. Instituti i vullkanologjisë ngriti nivelin e rrezikut në nivelin 3.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *