Vendosni fjalën kyçe....

“Asgjë nuk ka ndryshuar” – Studentët paralajmërojnë rinisjen e protestave


Studentët e Lëvizjes për Universitetin, kanë njoftuar rinisjen e protestave studentore.

Në një status në rrjetet sociale ata bëjnë me dije se një vit pas protestave masive asgjë nuk ka ndryshuar.

Ata theksojnë tarifat e papërballueshme, kushtet skandaloze në konvikte e auditore si dhe përjashtimin e tyre nga vendimmarrja.

‘STUDENTËT PO VIJNË!

Një vit pas protestës madhështore të studentëve, asgjë nuk ka ndryshuar. Tarifat janë po prapë të papërballueshme, kushtet nëpër auditorë dhe konvikte janë ende skandaloze, studentët vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga vendimmarrja, mes pedagogëve qarkullojnë ende hiena që ushqehen me viktima. Këtë situatë nuk e mbulon dot as pakti dështak i Edi Ramës me vetveten, as karta qesharake e Erion Veliajt me klientët e tij, as bojatisja e disa konvikteve dhe as rishpëndarja e disa burokratëve nëpër bordet e administrimit. Studentët nuk kanë rënë në gjumë! Studentët po vijnë! Lëvizja Për Universitetin.’ – shkruhet në statusin e Lëvizjes për Universitetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *