Një shtetas shqiptar është ka dalë para gjykatësve pas bastisjes në një fabrikë ’kanabisi që funksiononte jashtë një shtëpie në Chatteris.
Ervis Cira, 30 vjeç, është akuzuar për prodhimin e drogës e klasifikuar në Britani si e “Clasit B”.
Policia kapi bimë kanabisi me një vlerë të parashikuar në rrugë prej 250,000 paund. Shtëpia u bastis nga oficerët e lagjes dhe ekipi i veprimit të komunitetit.
Një zëdhënës tha se oficerët po vepronin me një urdhër të lëshuar nga një magjistrat.
Zëdhënësi tha se kishte 110 “bimë të rritura kanabisi dhe këto u kapën së bashku me 393 bimë më të reja“.
Ai shtoi: “Megjithëse një veprimtari e tillë policore zakonisht tërheq një debat të madh në internet në lidhje me statusin juridik të kanabisit, kjo është një sasi e konsiderueshme e kanabisit e marrë nga qarkullimi”.