Vendosni fjalën kyçe....

Kaso: PD-ja kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor, kërkon një reformë më të thellë


Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ se çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e tij, por në Shqipëri sipas tij, problemi nuk është këtu, por te demokracia e brendshme e partive.

Për Kason për momentin duhet të diskutohen çështjet më emergjente të Reformës Zgjedhore, ndërsa sistemi sipas tij i takon një reforme më të thellë kushtetuese.

Nuk besoj se ka një sistem të mirë apo të keq. Sistemi i takon një reforme më të thellë kushtetuese. Duhet të nisë me vërtetësi dhe pa paragjykime. Së pari duhet të diskutojmë pse ka dështuar sistemi aktual” tha ai.  

Një nga kritikat e shumta kundër sistemit aktual është se u jep pushtet absolut kryetarëve të partive në hartimin e listave të kandidatëve. Por Kaso nuk e shikon këtu problemin, por tek demokracia e brendshme e partive.

 “Është e vërtetë që një nga kritikat që kam dëgjuar për këtë sistem pa të drejtë, se vendosin kryetarët e partive. Nëse ka një fenomen të tillë se është vërejtur nga partitë e mëdha, është defekt i demokracisë. Është një problem që fillon nga demokracia e brendshme e këtyre partive, por nuk mund të adresohet duke ndryshuar sistemin.  

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *