Vendosni fjalën kyçe....

Planet e Milanit për të marrë mbrojtësin e Tottenham-it


Milani raportohet se është duke marrë në konsideratë një ofertë për mbrojtësin e djathtë të Tottenhamit, Serge Aurier

Sipas mediave në Angli, kuqezinjtë janë të interesuar për ta siguruar lojtarin nga Bregu i Fildishtë në verë, por duhet të japin shumë para.

Megjithatë, sipas uebfaqes football.london thekson se Milani është duke analizuar se a të bëj apo jo ofertë për 27 vjeçarin edhe gjatë afatit kalimtar të janar.

Raporti thotë se “djajtë” e Milanit do të bëjnë një ofertë prej 15 milionë funtash për Aurier.

Dy mbrojtësit e djathtë të Milanit, Andrea Conti dhe Davide Calabria kanë vuajtur për formë këtë sezon, me Calabria që është kritikuar edhe nga fansat e Milanit për ditëlindjen e tij, në të cilën datë Milan humbi 5-0 kundër Atalantas.

Milan mund ta përdorë në këtë transfer edhe sulmuesin polak, Krzysztof Piatek.

Spirs janë adhurues të sulmuesit 24 vjeçar dhe janë lidhur me një kalim të Piatek pas lëndimit të Harry Kane.

Football.london shkruan se Piatek do të hy në këto bisedime në mes të dy klubeve, në mënyrë që të zbret çmimin e Aurier.

Sipas mediave angleze çmimi i mbrojtësit është 25 milionë funte. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *