Vendosni fjalën kyçe....

Po luanin videolojëra por shoku nga Anglia pëson një krizë, vajza nga Teksasi i vjen në ndihmë dhe pse mijëra kilometra larg


Një adoleshent britanik u shpëtua nga një mikeshë në Teksas, pasi ai pësoi një krizë ndërsa luanin bashë videolojëra mijëra kilometra larg njëri-tjetrit.

Siç shkruan Daily Mail, 17-vjeçari Aidan Jackson, që jeton në Widnes të Anglisë, pësoi një krizë të papritur më 2 janar, ndërsa luante video lojëra me miken e tij 20-vjeçare Dia Lathora, banore e Teksasit.

Kur ajo kuptoi se diçka nuk ishte në rregull me Xheksonin, ajo telefonoi policinë lokale afër vendit ku miku i saj jetonte.

Kur autoritetet arritën në shtëpinë e djalit, prindërit e tij ishin në shtëpi, por nuk e kishin idenë e asaj çfarë kishte ndodhur me të birin. Ai kishte humbur vetëdijen por duke qenë se ai zakonisht ishte i qetë, prindërit nuk e kanë kuptuar.

“Ne ishim në shtëpi duke parë TV dhe Aidan ishte lart në dhomën e tij”– shpjegoi Catherine Jackson, nëna e djalit. “Gjëja tjetër që vumë re ishte dy makina policie jashtë me drita të ndezura.”

Pas mbërritjes së policisë, Catherine Jackson dhe burri i saj Stiveni, nxituan te djali i tyre dhe e gjetën atë ‘jashtëzakonisht të çorientuar’.

Në një telefonatë të marrë nga BBC News, Lathora mund të dëgjohet duke i thënë policisë për situatën e Aidan.

“Unë po telefonoj nga SHBA-ja. Unë jam aktualisht në një telefonatë me mikun tim, ai kishte një krizë dhe ai nuk po përgjigjet më”– mund të dëgjohet Lathora duke i thënë policisë së Cheshire.

Ajo tregoi se e dinte adresën e mikut të saj, por nuk e kishte numrin e telefonit të familjes së tij.

“Kur ai nuk u përgjigj, unë menjëherë fillova të kërkoj numrin e urgjencës për BE-në. Kur kjo nuk funksionoi, thjesht duhej të shpresoja që numri jo-urgjent të funksiononte, ishte një mundësi për të biseduar me një person të vërtetë … dhe nuk mund t’ju them se sa shpejt e klikova atë buton.”- tha Dia.

Para krizës të 2 janarit, kriza e fundit e Aidan ishte në maj 2019. Ai është në pritje të diagnostikimit të mjekut për këto gjendje të tij.

“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për atë që bëri Dia dhe u shokuam që ishim në katin e poshtëm dhe nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Dia kishte adresën tonë, por nuk kishte asnjë numër kontakti, kështu që ishte e mahnitshme që ajo arriti të merrte ndihmë nga larg.”– tha e ëma e Aidan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *