Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Iranit firmos urdhrin që e konsideron Pentagonin organizatë terroriste


Presidenti iranian Hassan Rouhani nxori të hënën një urdhër për zbatimin e një ligji që fut në listën e zezë Departamentin amerikan të Mbrojtjes si “organizatë terroriste”, raporton Tasnim, transmeton RT. Rouhani u bëri thirrje organizatave përkatëse iraniane të zbatojnë ligjin që u miratua nga parlamenti i Teheranit të Martën e kaluar.

Sipas votimit, “të gjithë anëtarët e Pentagonit, institucionet dhe kompanitë e lidhura,  si edhe komandantët amerikanë që planifikuan dhe kryen vrasjen” e Qasem Soleimani, ish komandant i forcave Qudsi të Trupave të Rojeve të Revolucionit Islamik (IRGC) , u renditën në listën e zezë.

Ligji është miratuar nga Këshilli i Mbrojtjes së Kushtetutës, organi më i lartë legjislativ në Iran.

Në prill të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit i përshkroi forcat e Komandës Qendrore të SHBA në Azinë Perëndimore si një “grup terrorist”, tha Xinhua. Masa erdhi si përgjigje ndaj SHBA që e përcaktuan IRGC si “një organizatë të huaj terroriste”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *