Vendosni fjalën kyçe....

“Rama do të mbyllë zërat kritikë, PD do i anulojë dy ligjet anti-kushtetuese të medias” – Vokshi


Partia Demoratike ka deklaruar se do i anulojë ligjet e paketës së emërtuar anti-shpifje sapo të vijë në pushtet.

Deklarata erdhi nga Albana Vokshi, që në fjalën e saj tha se selia blu i konsideron dy ligjet në fjalë si anti-kushtetues dhe që shkelin fjalën e lirë.

‘Partia Demokratike i konsideron këto dy ligje si antikushtetues, që shkelin konventat ndërkombëtare, që censurojnë lirinë e fjalës dhe të drejtën e qytetarëve për informim. Duke inkurajuar gazetarët të mos tremben nga censura qeveritare, Partia Demokratike angazhohet për të anulluar këto dy ligje në momentin e parë që ajo do të ketë besimin për të qeverisur vendin.’ – ta Vokshi.

Më tej, demokratja vlerësoi kthimin e dy ligjeve në fjalë nga presidenti Meta, duke e cilësuar këtë gjë si hapin e duhur në mbrojtje të fjalës së lirë.

Ajo shtoi se kryeministri Rama e ka jetike mbylljen e hojës së mediave kritike, pasi misioni i tij është censurimi i keqqeverisjes së tij.

‘Kthimi i dy ligjeve të censurës së medias online nga Presidenti i Republikës, është një hap i duhur në mbrojtje të fjalës së lirë. Ky është një vendim i drejtë, që, një kryeministër normal do ta shikonte si mundësi për t’i tërhequr ligjet antidemokratike. Por të gjithë e dimë mirë, se Edi Rama nuk ka për ta bërë këtë. Ai e ka sot jetike mbylljen e gojës së mediave, sidomos ato kritike online. Misioni i Edi Ramës është të censurojë të vërtetën e keqqeverisjes së tij dhe bashkëdrejtimin e vendit me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh. Edi Rama e ka sot jetike te fshehë të vërtetën e një krize të rëndë ekonomike, që ka përfshirë vendin, të vërteten për mijëra familje që janë në të ftohtë, pa strehë, pa ujë, pa drita, pa ngrohje, pa ilaçe e pa vakte të plota për fëmijët e tyre.’ – shtoi Vokshi.

Në fund, Vokshi tha se asnjë lloj përpjekjeje dhe asnjë ligj censure nuk do i fshehë dot të vërtetat e korrupsionit, krimit, varfërisë e mjerimit që ka mbërthyer Shqipërinë duke deklaruar qëndrimin e PD-së për anulimin e ligjeve në fjalë.

‘Ramës i duhet heshtja e çdokujt që thotë të vërtetën për aferat korruptive apo lidhjet e qeverisë më krimin. Për këto e shumë afera të tjera që rëndojnë mbi këtë qeveri, Edi Rama do të kërkojë ta miratojë me shpejtësi dhe pa asnjë ndryshim këtë ligj të kthyer nga Presidenti. Asnjë ligj censure nuk do të arrijë të fshehë të vërtetat e korrupsionit, krimit, varfërisë dhe mjerimit që ka mbërthyer Shqipërinë.

Partia Demokratike i konsideron këto dy ligje si antikushtetues, që shkelin konventat ndërkombëtare, që censurojnë lirinë e fjalës dhe të drejtën e qytetarëve për informim. Duke inkurajuar gazetarët të mos tremben nga censura qeveritare, Partia Demokratike angazhohet për të anulluar këto dy ligje në momentin e parë që ajo do të ketë besimin për të qeverisur vendin.’ – mbyllio ajo deklaratën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *