Vendosni fjalën kyçe....

‘Reporterët pa Kufij” pro vendimit të Metës për të kthyer në Kuvend ‘Paketën Antishpifje’


Organizata “Reporterët pa Kufij” ka reaguar pas vendimit të presidentit të vendit Ilir Meta, për të kthyer në Kuvend paketën Antishpifje për rishqyrtim.

“Reporterët pa Kufij” kanë mbështetur vendimin e presidentit ndërsa thekson se me këtë paketë qeveria Rama synon që të kontrollojë median.

“Organizata ‘Reporterët pa Kufij’, mirëpret vendimin e Presidentit #Albania @ilirmetazyrtar për të rikthyer në Parlament 2 ligje të të ashtuquajturës “paketë anti-shpifje”, që shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median, në kundërshtim me Kushtetutën shqiptare dhe Konventat e të Drejtave të Njeriut.”- shkruhet në një njoftim në Twitter.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ktheu një ditë më parë për rishqyrtim në parlament ndryshimet në dy ligjet “Për mediat audiovizive” dhe “Për komunikimet elektronike”.

Sipas Presidentit, kjo paketë shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik dhe bie në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese ndërsa theksoi se instalonte censurë në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *