Vendosni fjalën kyçe....

Seancë me dyer të mbyllura, shtyhet për në 28 janar vendimi për Agim Kajmakun


Pas seancës së sotme Gjykata e Tiranës ka vendosur ta shtyjë për në datën 28 janar në orën 11:30 vendimin për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Kajmaku është shpallur në kërkim nga policia pas publikimit të dokumenteve që faktonin dënimin e tij në Greqi.

Avokatët e tij kërkuan në seancën me dyer të mbyllura që gjykata të ndryshonte masën e sigurisë, kuse prokuroria këmbënguli në masën ‘arrest në burg’ duke qenë se nuk ka asnjë provë të re.

Agim Kajmaku u denoncua nga Partia Demokatike se ishte dënuar në Greqi, gjë të cilën nuk e kishte deklaruar në formularin e kandidimit të tij.

Ai i hodhi poshtë akuzat e selisë blu por me ardhjen e dokumentacionit nga vendi fqinj, Kajmaku u arratis dhe është në kërkim nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *