Qindra studentë iranianë nuk kanë pranuar të shkelin mbi flamujt e SHBA-së dhe Izraelit gjatë protestave antiqeveritare në vend.
Siç shihet në videon e mëposhtme të publikuar nga “Daily Mail”, turmat që marshuan në Universitetin Shaheed Beheshti të dielën me qëllim shmangën shkeljen mbi famurin amerikan dha atë izraelit.
Regjimi i Ali Khamenei thuhet se ka pikturuar flamujt në hyrjen kryesore të universitetit që studentët të ecin përmbi, si një shenjë mosrespektimi.
Në vitin 2016, një profesor iranian Sadegh Zibakalam, i cili ka kundërshtuar këtë gjest të regjimit, ka deklaruar: “Është një shenjë mosrespektimi ndaj këtij kombi. Vendosja e flamurit të një vendi në tokë dhe shkelja e tij është një gabim, një shenjë mosrespektimi ndaj këtij kombi”.
Me mijëra protestues u mblodhën të shtunën përpara portës së Universitetit të Teknologjisë Amirkabir pranë ish-ambasadës amerikane në Teheran, për të protestuar kundër qeverisë dhe Udhëheqësit Suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei për rrëzimin e avionit ukrainas.
Presidenti Trump ka paralajmëruar Iranin për shtim të sanksioneve, ndërsa ka shprehur mbështetjen e tij ndaj protestuesve të cilët i konsideron burim frymëzimi.
Really interesting.
Iranian students during anti-govt protests refuse to step on Israeli and American flags printed by the local authorities on the road pic.twitter.com/gFfFho62vT
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) January 12, 2020