Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me raketa ndaj bazës ushtarake amerikane në Irak, plagosen 4 ushtarë irakianë


Të paktën katër ushtarë irakianë janë plagosur në sulmet me raketa që shënjestruan bazën ajrore Al-Balad, që strehonte trupat amerikane.

Objekti është kthyer në shënjestër të shpeshtë të sulmeve, që kanë nisur pas vrasjes nga ana e SHBA-së të Gjeneralit iranian, Soleimani.

Së paku tetë raketa ‘Katyusha’ goditën bazën e vendosur rreth 80 kilometra në veri të kryeqytetit irakian të Bagdadit, konfirmoi zyra e kryeministrit.

Nuk ka pasur viktima në mesin e personelit ushtarak amerikan. Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dënoi sulmin por nuk përmendi autorët e mundshëm. Bazat amerikane në Irak u goditën gjithashtu nga një sulm me raketa balistike nga Irani më 8 janar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *