Vendosni fjalën kyçe....

“A i ke firmosur ti këto kontrata?”- Balla publikon dokumentet e Bashës për lobimin në SHBA


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar sot disa dokumente, që sipas tij tregojnë se kreu i opozitës Lulzim Basha ka mashtruar lidhur me çështjen e lobimit në SHBA.

Balla pyet Bashën nëse është ai personi që i ka firmosur dokumentet e publikuara në 2017-ën, ndërsa se kryedemokrati duhet hetuar. Sipas Ballës, dokumentet e reja plotësojnë kushtet për një kallëzim tjetër ndaj kryedemokratit.

“Për ta kuptuar dosjen “Basha”, shikojini me kujdes këto dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

A janë këto kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763?

A janë shërbimet e faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën 675.000 dollarë?

A deklarohet në dokumentin e katërt se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike?

Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar? Fakte të reja plotësojnë kushtet për një kallzim të ri!”-shkruan Balla.

Dokumentet e publikuara nga Balla, vijnë pasi Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë çështjen e lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *