Vendosni fjalën kyçe....

Besa Shahini: Më 8 maj mbahen zgjedhjet për drejtues të Universiteteve Publike


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini në një deklaratë për mediat bëri me dije se 2020 është viti i

Këtë vit do të mbahen zgjedhjet për drejtues të Universiteteve Publike dhe ministrja e Arsimit BEsa Shahini ka zbuluar datën se kur këto zgjedhje do mbahen.

Përmes një deklarate për mediat, Shahini bëri me dije se më 8 maj do mbahen zgjedhjet e reja.

“Në maj, skadon mandati i drejtuesve të Universiteteve publike. Kemi shpallur datën e zgjedhjeve për të gjitha stukturat e reja drejtuese dhe është data 8 maj 2020. Fushata fillon 30 ditë para, pra në datën 9 prill. Universitetetet janë të detyruara të publikojnë dy muaj, pra 60 ditë para rregulloren. Sigurojmë se këto zgjedhje do jenë të mira, të drejta dhe jo diskriminuese”, u shpreh Shahini.

Më tej Shahini sulmoi rektorin e Universitetit, Mynyr Koni, duke thënë se ai ishte shkaku pse vinin ankesa.

 “Kam marrë shumë ankesa nga Universiteti i Tiranë dhe se situata nuk është përmirësuar. Në nëntor ngrita një grup inspektimi dhe ata e bënë këtë punë në dhjetor, ku konkluduan se ankesat nuk vijnë ngaqë ka paqartësi në ligje apo urdhëra që nxjerrim ne, por vijnë si rezultat i refuzimit të zbatimit të tyre nga rektori. Shpresojmë që zgjedhjet 2020 do të prodhojnë udhëheqës që punojnë për të mirën e Universitetit”, tha Shahini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *