Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson: Le të zëvendësojmë marrëveshjen bërthamore të Iranit, me një të re sipas Trump-it


Kryeministri britanik Boris Johnson këtë të martë i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-së Donald Trump, që të zëvendësojë marrëveshjen bërthamore iraniane me një marrëveshje të re.

“Nëse do ta heqim qafe, le ta zëvendësojmë atë më mirë. Dhe le ta zëvendësojmë atë me marrëveshjen e Trump”– tha Johnson për marrëveshjen e kontrollit të armëve bërthamore të vitit 2015 me Teheranin.

Siç shkruan Reuters, kryeministri britanik theksoi se kjo do të ishte një mënyrë e shkëlqyeshme për të vazhduar përpara.

Johnson thotë se ai nuk dëshiron konflikte dhe zëvendësimin e kësaj marrëveshje me një të re e sheh si zgjidhjen më të mirë.

“Unë nuk dua një konflikt ushtarak midis nesh, Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, le mbyllim këtë argument” -tha Johnson.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *