Treshja evropiane e përbërë nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, fajësoi Iranin duke thënë se ka shkelur marrëveshjen bërthamore dhe thirri një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjejes.
Irani përsëriti angazhimet e veta në bazë të Planit të Përbashkët të Aksionit të Përbashkët (JCPOA) pas vdekjes së Gjeneralit më të rëndësishë, Qassem Soleimani, në një sulm me dron.
Një deklaratë e përbashkët e Parisit, Berlinit dhe Londrës këmbëngul se nuk kishte asnjë bazë ligjore për të ndaluar zbatimin e dispozitave të marrëveshjes.
‘Prandaj ne kemi mbetur me zgjedhjen e vetme, duke marrë parasysh sanksionet ndaj Iranit, për të regjistruar sot shqetësimet tona se Irani nuk po i përmbush angazhimet e tij nën JCPoA dhe t’ia referojë këtë çështje Komisionit të Përbashkët të Mekanizmit të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve.