Interi e ka mundur me rezultatin 4-1 Cagliarin për të kaluar në rrethin tjetër të Kupës së Italisë. Edhe në këtë ndeshje ka shkëlqyer Romelu Lukaku që ka shënuar dy gola
Interi ka vazhduar me formën e mirë edhe në Kupë të Italisë, ku e ka mposhtur me rezultat 4-1 Cagliarin.
Romelu Lukaku ka qenë kryefjala e kësaj ndeshje pasi që ka shënuar dy gola dhe ka qenë vazhdimisht i angazhuar gjatë gjithë ndeshjes.
Që në sekondën e 22 Interi shënoi gol dhe ishte pikërisht Lukaku që shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë te të Interit që në minutën e parë të ndeshjes.
Goli i dytë erdhi në minutën e 22-të ku kësaj shënon Borja Valero i cili u asistua nga Nicolo Barella.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat kurse në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola.
Romelu Lukaku hapi serinë e golave në pjesën e dytë ku shënoi në minutën e 49-të duke shënuar me kokë.
Cagliari reagoi me një gol në minutën e 72-të, ku shënon Christian Oliva kurse rezultati përfundimtar vuloset nga mbrojtësi i Interit Andrea Ranocchia në minutën e 80-të.
Me këtë fitore Inter kualifikohet për raundin tjetër të garave në Coppa Italia.
Në sfidën tjetër Lazio e ka mundur me rezultat 4-0 Cremonesen sonte për Kupën e Italisë.
Patric (10), Marco Parolo (26), Ciro Immobile (58) dhe Bartolomeu Quissanga (89) shënuan për Lazion.