Vendosni fjalën kyçe....

Johnson hedh poshtë kërkesën e Skocisë për referendumin e pavarësisë


Kryeministri Boris Johnson ka hedhur poshtë kërkesën e lideres së Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) Nicola Sturgeon, për një referendum të dytë të pavarësisë së Skocisë, duke pretenduar se ‘ai do vijonte stanjacionin politik që Skocia ka parë dekadën e fundit’.

Sturgeon, kryeministrja e Skocisë, ka deklaruar pak kohë më parë se dëshiron të mbajë një referendum të dytë këtë vit, duke besuar se ajo ka një mandat për këtë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2019, ku partia e saj fitoi 48 nga 59 vendet në parlamentin skocez.

Në një letër drejtuar Sturgeon-it, botuar në mediat sociale të martën, kryeministri britanik Johnson pretendoi se ajo dhe paraardhësi i saj premtuan se referendumi i pavarësisë së vitit 2014 do ndodhte njëherë për çdo gjeneratë.

Johnson vazhdoi të këmbëngulë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ‘do të vazhdojë të mbështesë vendimin demokratik të popullit skocez dhe premtimin që Sturgeon u ka dhënë atyre’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *