Mbi 43 kilogramë marijuanë janë kapur në kufirin greko-shqiptar ditën e sotme, ndërsa ka rënë në pranga një 45-vjeçar grek dhe u shpall në kërkim një 26-vjeçar shqiptar.
Operacioni policor u zhvillua në Kostur, ku shqiptari dhe greku u përpoqën të kalonin lëndën narkotike nga kufiri i gjelbër, ndërsa nuk iu bindën thirrjes së policisë për të ndaluar.
Mjeti me të cilin ata udhëtonin u gjet i braktisur pas pak minutash nga polica, brenda të cilit u gjetën 5 çanta me 43 kilogramë e 210 gramë marijuanë.