Vendosni fjalën kyçe....

Kompania e sigurisë kibernetike: Rusët hakuan kompaninë ‘Burisma’ mes procesit hetimor të Trump-it


Kompania ukrainase e gazit “Burisma Holdings”, e cila ndodhet në qendër të një skandali që çoi në nisjen e një procesi për fajësimin e Presidentit Trump nga Dhoma e Përfaqësuesve, është hakuar nga agjentë ushtarakë rusë. Të paktën kështu deklaroi të hënën një kompani amerikane e sigurimit kibernetik.

Siç shkruan New York Times, përpjekjet e hakerimit kundër kompanisë Burisma, në bordin e së cilës punoi dhe Hunter Biden, filluan në fillim të nëntorit. Kohë kur në SHBA dominonin debatet për Biden, Ukrainën dhe gjykimin e Trump nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Ende nuk është e qartë se çfarë gjetën hakerat, ose saktësisht çfarë po kërkonin. Por ekspertët thonë se koha dhe shkalla e sulmeve sugjerojnë që rusët mund të kërkonin një material potencialisht të sikletshëm për Hunter dhe Joe Biden.

Taktikat e hakimit janë jashtëzakonisht të ngjashme me ato që thonë agjensitë e inteligjencës amerikane se ndodhi hakimi i postës elektronike së kryetarit të fushatës së Hillary Clinton dhe Komitetit Demokratik Kombëtar gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës.

Mediat amerikane shkruajnë se asokohe, ashtu sikurse edhe tani, hakerat rusë nga një njësi e inteligjencës ushtarake të njohur më parë si GRU, apo “Fancy Bear”, përdorën të ashtuquajturat posta elektronike, të cilat duken të dizajnuara për të vjedhur emrin e përdoruesve dhe fjalëkalimet, sipas firmës së sigurisë që zbuloi hakimin. Në këtë rast, hakerat krijuan uebfaqe false që imituan faqet e hyrjes në filialet e Burisma, dhe që i kanë dërguar punonjësve të Burisma-s email me qëllim që të duken sikur po vijnë nga brenda kompanisë.

Hakerat mashtruan disa prej tyre për t’i dorëzuar kredencialet e hyrjes dhe arritën të futen brenda një prej serverëve të Burisma-s.

“Sulmet ishin të suksesshme” tha Oren Falkowitz, bashkëthemelues i Zonës 1 të firmës së sigurisë, i cili më parë shërbente në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *