Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike për t’u takuar me kreun e opozitës, Basha. Takimi mes të dyve vjen teksa në vend po diskutohet reforma zgjedhore.
Partia Demokratike ka deklaruar se brenda muajit janar do paraqesë propozimet e saj për reformën zgjedhore ndërsa kreu i saj është shprehur se në Shqipëri nuk është problem sistemi, por ai i shkëputjes së krimit nga politika.
Pas Kryemadhit, në selinë blu ka shkuar edhe kreu i PDIU-së, Idrizi, që pritet të bëhet pjesë e kësaj tryeze.