Vendosni fjalën kyçe....

Makina me qira, OSHEE hap tenderin 3.8 milionë euro


Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të rinovojë kontratën e qiramarrjes së mjeteve operacionale dhe për këtë ka vënë në dispozicion 479 milionë lekë apo rreth 3.8 milionë euro.

Procedura e çelur në Agjencinë e Prokurimit Publik detajon se afati për të cilën do të merren me qira këto mjete është 36 mujor një praktikë që kompania publike e shpërndarjes së energjisë ka vite që e ndjek.

Në total OSHEE synon që të marrë me qira 155 automjete ku 140 do të jetë pick up dhe do të jetë në shërbim të skuadrave operacionale në terren.

OSHEE ka nënvizuar edhe karakteristikat që duhet të kenë automjetet që nga motori, lënda djegëse, fuqia motorrike, shpejtësia maksimale apo element të tjerë.

Operatorët e interesuar për këtë procedurë duhet të përmbushin një sërë kriteresh ku së pari të mos kenë detyrime të pashlyera pranë administratës, së dyti kopje të bilanceve të dorëzuar në QKR.

Po kështu kopje të deklaratave të xhiros vjetore për tre vitet e fundit, ku xhiroja mesatare e tre viteve të mos jete me vlerë më të ulët se 190,000,000 (Njëqind e nëntëdhjetë milion) leke.

Një vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.

Mosshlyerja e detyrimeve të energjisë elektrike përbën shkak për s’kualifikimin e operatorit ekonomik, përveç rastit kur rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara në vërtetimin e lëshuar nga furnizuesi, janë në proces ankimi në gjykatë.

Furnizuesi i energjisë elektrike është i detyruar që ta lëshojë këtë vërtetim jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e depozitimit të kërkesës nga operatori ekonomik. Vërtetim ky, i marre jo me pare se 30 dite nga data e hapjes se ofertave.

Kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë ofertat për procedurën e OSHEE brenda 27 shkurtit 2020.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *