Vendosni fjalën kyçe....

Modelja ruse po lufton për jetën, ra e zhveshur nga dritarja e shtëpisë së të dashurit


Një modele ruse e revistës ‘Vogue’ po lufton për jetën, pasi ra nga një dritare e katit të trekë në Moskë.

Modelja ndodhej në shtëpinë e të dashurit të saj, Andrei Bakov. 21 vjeçarja, pësoi lëndime në kokë dhe në gjoks aq të forta, saqë policia nuk ka mundur të marrë prej saj të dhëna që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Ksenia Puntus u gjet në gjak, lakuriq dhe duke “rënkuar” rreth orës 4 të mëngjesit jashtë ndërtesës, nga një pastrues rruge.

Përveç dëmtimeve në kokë dhe në gjoks, modelja ka edhe brinjë, këmbë dhe legen të thyer. Ajo u dërgua në një spital lokal, ku i është nënshtruar dy operacioneve dhe mbetet në kujdesin intensiv.

“Ajo është e vetëdijshme, por ajo vështirë se mund të tregojë gjë … për shkak të dëmtimeve të kokës”– tha agjentja e saj Liliya Chepigina, citon FoxNews.

Policia ka nisur një hetim penal për rrëzimin e saj. Nuk është e qartë nëse policia beson që Puntus ishte shtyrë apo kishte rënë vetë nga dritarja. Megjithatë, asnjë i dyshuar nuk është identifikuar në këtë rast.

I dashuri i Puntus, 20-vjeçari Bakov, është nipi i regjisorit të famshëm Nikita Mikhailov, i cili është një mbështetës i flaktë i Vladimir Putin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *