Vendosni fjalën kyçe....

Ndalimet për pasojat e tërmetit, shoqërohen ish-kryetarë komunash, zyrtarë, arkitektë dhe ndërtues


Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i zhvilluar nga policia për ndalimin e personave të cilët janë hetuar nga prokuroria për çështjen e pasojave të tërmetit në Qarkun Tiranë.

Deri më tani raportohet se janë lëshuar rreth 40 urdhër-arreste, por nuk ka një informacion zyrtar nga organet shtetërore.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe ndërtim pa leje. Mes të arrestuarve janë dy ish-kryetarë komunash, një ish-shef urbanistike, si dhe dy arkitekte, raporton Report Tv.

Një aksion i ngjashëm u zhvillua edhe në Durrës e Shijak disa ditë më parë ku u ndaluan dhjetëra persona të cilët më pas disa prej tyre u liruan nga gjykata.

Ndërsa nga Prokuroria e Krujës ende nuk janë ndërmarrë veprime operacionale pasi në Thumanë ishin edhe dëmet më të mëdha si në objekte ashtu edhe në njerëz.

Deri më tani nga autoritet janë ndaluar vetëm zyrtarë apo ish-zyrtarë të niveleve të ulëta.

Lista e personave të shoqëruar në Qarkun Tiranë:

Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë

Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
Stela Maze, arkitekte
Anila Harxhi, arkitekte
Merita Kushi
Bukurije Halili
Ali Dyrmishi
Vjollca Hoxholli
Gerti Çalliku
Jani Ikonomi
Qirjako Gjergo
Naim Shehi
Ermir Çina
Adhurim Qehajaj-ish shefi i urbanistikës në bashkinë e Durrësit deri në muajin shtator 2019
Gëzim Shkalla
Pëllumb Fortuzi
Xhevahir Doda
Reis Muça
Hekri Disha
Agim Eski
Faik Fejzo

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *