Vendosni fjalën kyçe....

Operacion në Tiranë për pasojat e tërmetit, shoqërohen 40 persona


Një operacion është zhvilluar në qarkun Tiranë nga Policia e Shtetit ku janë shoqëruar rreth 40 persona.

Shoqërimi i tyre është bërë në kuadër të operacioni për personat e implikuar në dëmet e tërmetit të 26 nëntorit, raporton News 24.

Operacioni është shtrirë në Vorë, Farkë dhe Kashar.

Mësohet se i shoqëruar në këtë aksion është edhe Fatbardh Plaku ish kreu i komunës së Farkës, si edhe Luan Beta ish shef urbanistike në Vorë.

Ndërkohë që priten të zbardhen edhe emrat e personave të tjerë të shoqëruar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *