Vendosni fjalën kyçe....

Orteqe të frikshme në Kashmir, 67 njerëz humbin jetën


Të paktën 57 njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë zhdukur pas disa ortekëve në Kashmir (në pjesën e administruar nga Pakistani) gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa në pjesën e administruar nga India, humbën jetën 10 persona.

Dy zyrtarë pakistanezë thanë që shumë fshatarë kishin mbetur ende të bllokuar nga ortekët në zonën e luginës Neelum, pas shirave të mëdha që shkaktuan rrëshqitje të dheut.

Reuters shkruan se shumë njerëz u raportuan të zhdukur dhe mendohet se kanë vdekur, ndërsa autoritetet kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit.

Një zyrtar i lartë i policisë indiane se pesë ushtarë ishin mes 10 personave të vrarë afër kufirit me Pakistanin.

Zona është një nga kufijtë më të tensionuar në botë, ku ushtritë fqinje janë përballur me njëra-tjetrën mbi territorin e diskutueshëm për dekada me radhë.

Kashmir është ndarë midis Indianit dhe Pakistanit që nga pavarësia e tyre në vitin 1947 dhe për dekada me radhë tensioni në kufi ka lënë dhjetëra mijëra të vdekur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *