Një person ka vdekur dhe të paktën gjashtë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në Spanjë sot.
Zjarri shpërtheu rreth orës 6.30 pasditen e sotme, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një aksident kimik.
Sipas autoriteteve, tymi i shkaktuar nga shpërthimi nuk është toksik, por gjithsesi ata i kanë këshilluar njerëzit që të qëndrojnë brenda banesave.