Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e UBT-së në protestë: Na çuan email se është dyfishuar tarifa


Studentët e Universitetit Bujqësor janë ngritur në protestë për të kundërshtuar rritjen e tarifës. Studentët shprehen se kanë marrë një lajmërim të papritur se tarifa është dyfishuar dhe s’e nuk do të lejohen të futen në provime pa bërë këtë pagesë. 

Studentët thonë se atyre nuk i është marrë mendim për ndryshimin e tarifës dhe paralajmërojnë se nuk do ndalen me protestat deri kur tarifat të kthehen siç ishin.

“Ne jemi mbledhur këtu sot për të rezufuar dyfishimin e tarifave pa dijeninë tonë, të cilat nuk na japin asgjë në kthim. Ne jemi studentë të viteve të ndryshme, kishim një tarifë stabël prej 200 mijë lekësh të vjetra, para dy ditësh na erdhi lajmi me email për dyfishimin e tarifës. Nuk na kanë dhënë asnjë shpjegim, biles kjo na penalizoi në provimet e sezonit të janarit, nuk na lejonin të futeshim në provim pa bërë pagesën. Nuk e kemi bërë dhe nuk do ta bëjmë, do jemi këtu deri në përgjysmimin e tarifave totale. I kemi dërguar një kërkesë rektoratit dhe presim një përgjigje zyrtare. Deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje.”– tha një nga studentët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *